75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Qeveria merr vendimin: Ky është bordi i ri i “Telekomit”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar bordin e ri (të përkohshëm) të “Telekomit” të Kosovës.

Në mbledhjen e 5 të qeverisë “Kurti”, ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka treguar emrat e anëtarëve të ri të bordit, shkruan Indeksonline

“I propozoj Qeverisë një bord të PTK-së, duke u mbështetur në kushtetutë: Genc Raci, Naim Maloku, Violeta Elezaj si edhe Terki Shala”.

Ministrja ka thënë se gjithë këta personalitete janë ekspertë të ndërmarrjeve si edhe kanë përvojë të dëshmuar. /Indeksonline/