Toki: Nuk e kam shkopin magjik, por do të mundohem ta kthjell Niklin

Skuadra e Feronikelit ditë më parë ka prezantuar trajnerin i cili do ta udhëheq skuadrën nga Drenasi duke u munduar ta rikthejë atë në majet e futbollit kosovar.
Është pikërisht Afrim Tovërlani, trajneri i ri i Niklit, i cili edhe më parë kishte qenë pjesë e skuadrës së Niklit, madje duke arritur që të shpallet kampion dy herë gjatë sezonit, 2014/15, dhe 2015/16.
Në një intervistë për Indeksonline, Tovërlani u shpreh se e njehë mirë skuadrën dhe beson që në fund do të ketë sukses.
“E njohë kogja mirë ekipin dhe normal që kam shikuar mjaft ndeshje të tyre. Disa futbollistët të cilët janë transferuar gjatë janarit më duhet kohë ti njohë më mirë dhe të kem më shumë informata rreth tyre”, tha fillimisht Tovërlani.
Toki tutje vazhdoi duke theksuar se ai nuk e ka shkopin magjik por me punë dhe disiplinë do të mundohet ta kthjellë skuadrën e cila së fundmi është udhëhequr nga Agim Sopi.
“Në fakt gjithmonë kur një trajner e merr një skuadër pas fillimit të edicionit asnjëherë nuk mund të thuhet se është koha e qëlluare apo ideale. Duke e njohur shumicën e lojtarëve nga e kaluara dhe duke ditur organizimin e mirë në klub kamë vendosur të rikthehem në Drenas për tu sfiduar sërish. Normal nuk e kam shkopin magjik por me shumë punë angazhim dhe disiplinë mund të arrijmë dhe të stabilizohemi dhe të shohim para”, theksoi ai.
Feronikeli është në garë për Kupën e Kosovës dhe në gjysmëfinale do të ndeshet me Ballkanin, ndeshje kjo e cila pritet te jetë tejet interesante.
Sa i përket kësaj ndeshje, Toki u shpreh se tani për tani nuk e ka në mendje ballafaqimin ndaj Ballkanit, mirëpo sipas tij i vjen koha edhe kësaj ndeshjes.
“Nuk kam mesazh për askënd, sepse ka kohë deri tek ndeshja me Ballkanin. Fillimisht duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. I vjen koha edhe ndeshjeve për kupë, por për momentin kam tjera prioritete me skuadrën”, përfundoi Toki.
Tovërlani në futbollin kosovar njihet si trajneri më i trofeshëm, duke arritur të fitojë numrin më të madh të titujve të kampionit me skuadra të ndryshme të cilat ai i ka udhëhequr./Indeksonline/