75 Mall Live Search
18:22 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Zaimina “përvëluese”, seksi në të kuqe

Zaimina Vasjari kohë më parë deklaroj se është tërhequr nga muzika, por jo edhe nga vëmendja e publikut.

Zeshkania bukuroshe është një blogere mjaft e njohur tashmë dhe në llogarinë e saj në Instagram vjen çdo herë me shumë stil dhe në pah me trendet e reja të modës, shkruan Indeksonline.

Ndonëse nënë, Zaimina ruan linjat e saj seksi të trupit, e kjo gjë bije në sy edhe në disa imazhe që ka publikuar së fundi.

Në një fustan të kuq që nuk linte shumë vend për imagjinatë, Zaimina dukej “flakë”.

Me dekolte të hapur tek gjoksi, premje klasike në njërën anë, Zaimina dukej në top-formë dhe mjaft atraktive./Indeksonline/