Kylie Jenner dhe Stormi si binjake, nënë e bijë kombinohen në veshje

Kylie Jenner përveç angazhimeve të shumta që ka, është edhe një nënë e përkushtuar e një vajze.
Që nga koha kur u bë nënë, Kylie shumicën e kohës ia kushton Stormit, ndërsa edhe postimet i ka të shpeshta me të në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

22 vjeçarja edhe së fundi ka publikuar një fotografi së bashku me vajzën simpatike 2 vjeçare, teksa nënë e bijë janë kombinuar në veshje.

“E vogla ime”, ka shkruar Kylie sipër imazheve teksa dukeshin të lumtura përkrah njëra-tjetrës.

Ndryshe, kujtojmë që Kylie ka rikthyer romancën me partnerin e saj, reperin, Travis Scott i cili është edhe babai i vajzës së saj./Indeksonline/