75 Mall Live Search
16:11 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Ferizaj me 4 gola të shënuara kundër Trepçës 89 i rrit shpresat e mbijetesës

Skuadra e Ferizajit gjatë ditës së sotme është përballur si vendas kundër skuadrës së Trepçës 89.

Ndeshje kjo e cila ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën e të dyja skuadrave, mirëpo nga humbja e kaluar duket se më shpejt është këndellur skuadra e Ferizajit e cila fitoi me rezultat të thellë 4-0 shkruan IndeksOnline.

Futbollistët e Ferizajit bën një paraqitje spektakolare duke arritur ta dominojnë ndeshjen në çdo aspekt.

Golat për skuadrën e Ferizajit i shënuan Dajaku, Sadriu dhe Hajdarevic, kështu me këtë fitore skuadra e Ferizajit ka më shumë shpresa për mbijetesë.

Përveq kësaj vlen të theksohet se po ashtu ishte një ndeshje e mjaftë e bukurë ku edhe përkundër motit me shi futbollistët dhanë maksimumin e tyre./IndeksOnline/.