75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Skandale dhe bojkot te klubi KF Liria

Liria pas ndryshimeve me dhunë në strukturat udhëheqëse po kalon në një krizë të thellë, 5 ndeshje radhazi pa fitore, borgji i lojtarëve arrinë në 3 muaj pa pagesë, dhe paga e fundit me dënim prej 50% përshkak të rezultateve të dobëta ka krijuar një situat skandaloze që ka mundësi të shkoj në bojkot në ndeshjen e nesërme kundër KF Onix.

Lojtarët të pa kënaqur me trajtimin, udhëheqjen pa kurfar synimi dhe ambicje, bën që KF Liria nga një pozitë që e dërgonte në Superligë,  të bie në vendin e 8-të në fund të tabelës.

Kryetari aktual, asambleisti i LDK-së Qemail Krasniqi i cili në mënyrë dinake arrin të vie në krye të klubit me disa persona servil, me përkrahjen e Federates se Futbollit të Kosoves siç duket nuk e kanë iden se si funksionon ky sport po e fundosin gjith rrugëtimin në gjysem sezonin e parë të klubit KF Liria me 8 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.