Spekulohet për përdorim të drogës, reagon Post Malone

Post Malone i’u është përgjigjur spekulimeve se ai është duke u droguar, pasi në një video ai shihet duke vepruar në mënyrë të çrregullt, dhe duke rënë në dysheme gjatë koncerteve të fundit.
Ylli 24-vjeçar i’u drejtua videos virale gjatë shfaqjes së tij, të premten (6 mars), transmeton Indeksonline.
“Unë nuk jam me ilaqe dhe ndihem më mirë ngase jam ndjerë ndonjëherë”, tha ai.
Më tutje tha se unë shtrihem në dysheme dhe i bëj të gjitha këto shfaqje vetëm për argëtim.
“Për këdo që shqetësohet, unë e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen. Unë ndjehem shumë mirë, dhe nuk po përdor drogë”, shtoi Malone./Indeksonline/