75 Mall Live Search
08:11 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Superliga, sot zhvillohen këto dy super-ndeshje

Sot do të luhen dy ndeshje tjera të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet pritet të jenë tejet interesante, duke ditur edhe rëndësinë e pikëve për skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit këtë stinor.

Në Podujevë, Llapi i Tahir Batatinës do ta presë në shtëpi skuadrën e Gjilanit të drejtuar nga Gentian Mezani.

Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren bindëse të skuadrës gjilanase me rezultat 3-0.

Ndërsa në Gjilan përballen Drita dhe Prishtina. Dy rivalët e vjetër që edhe në një edicion të radhës ballafaqohen mes vete në garën për titullin kampion.

Takimi pritet që të jetë interesant, pasi që është konfirmuar edhe prezenca e dy grupeve të tifozërive, “Intelektualët” e Dritës dhe “Plisat” e Prishtinës.

Kujtojmë që të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 14:00./IndeksOnline/