75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Vidhen pesë akumulatorë, në Vrellë të Istogut

Dje, në Fshatin Vrellë të Istogut, janë arrestuar dy meshkuj, njëri i mitur, pasi që kishin vjedhur pesë akumulator (bateri), me vlerë rreth 500 euro nga një firmë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/