Dallku: Drita ishte me fat, fusha nuk ishte për futboll

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Rexhës dhe Fazliut, kurse për mysafirët shënoi John.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku u ankua në fushën e stadiumit në Gjilan.
“Nuk dua të justifikohem por në këtë fushë nuk zhvillohet ndeshje si për ne ashtu edhe për Dritën.
Nuk krijuam raste sepse fusha ishte shumë e baltosur që më vie keq për lojtarët.
Këtu ishte punë fati, ata kishin fat dhe fituan takimin, sepse për futboll këtu nuk mund të flas”, tha Dallku.
Ky i fundit, u ankua edhe në zhargitje të lojës sidomos në minutat e fundit.
Drita me këtë fitore kap pozitën e dytë, kurse Prishtina zbret në pozitën e katërt.