Reperi i njohur “grushton” një grua derisa po i kërkonte të bënte fotografi

Reperi i nominuar për Grammy, DaBaby u kap nga kamerat duke sulmuar brutalisht një fanse të shtunën në mbrëmje.
Reperi 28 vjeçar, ishte duke dalë në skenë, kur një fanse tentoi të tërhiqte vëmendjen e tij duke tundur telefonin e saj teksa ai po kalonte.
DaBaby bëri një reagim të dhunshëm, duke e grushtuar fansen dy herë në fytyrë , shkruan Indeksonline.
Momente para goditjes gruaja ishte duke tundur telefonin në mënyrë që te merrte një foto me yllin e repit.
Më vonë vetë reperi shpërndau një video në Instagram duke thënë se kushdo që ka video të rasitit në fjalë, nga një kënd tjetër ku shihet se fansja e goditi e para me telefon në sy do t’i japë 10.000 dollarë.
Ky nuk është rasti i parë nga reperi, ai më parë u akuzua për dhunë fizike të shkaktuar ndaj një promotori të muzikës, pas një debati për pagesën e tij në një shfaqje. /IndeksOnline/
