Nesër seancë e veçantë, deputetëve u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në mbajtjen një seance të veçantë.
Me rastin e shënimit të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës mban nesër seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Indeksonline.
Deputetëve do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman dhe seanca nis në ora 11:00./Indeksonline/