75 Mall Live Search
01:03 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Rastet me koronavirus në Shqipëri, qeveria shpall masa të jashtëzakonshme

Zyrtarisht janë konfirmuar nga Mistria e Shëndetësisë së Shqipërisë dy të prekur me Koronavirus.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Qeveria  do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e së hënës, siç u tha zyrtarisht, lidhur me masat për koronavirusin.

Mësohet se mbledhja e Këshillit të Ministrave do të mbahet në orën 09.00, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo mbledhje vjen pasi shënohen 2 rastet me koronavirus dhe në një kohë që në vendet tona fqinje, Itali, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, virusi ka mbërritur prej kohësh e për më tepër fqinji përtej detit, Itali, renditet i dyti pas Kinës për numrin e të prekurve dhe të vdekurve.

Parashikohet që këtë të hënë të shpallet plan i ri masash sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky protokoll parashikon masa ekstreme të karantinës dhe të tjera.

Ndërkohë pasditen e kësaj të diele Presidenti Ilir Meta, i bëri një thirrje publike Qeverisë që të marrë masa në mbrojtje nga koronavirusi.

Z.Meta deklaroi se sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 104 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me 7375 raste dhe 366 vdekje.

Duke vlerësuar këtë situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale dhe faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese; rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi; shfaqjen e rasteve të koronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekur, Presidenti Meta apelon se është i ngutshëm, forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike.