75 Mall Live Search
07:18 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti me disa takime radhazi sot, merr pjesë edhe në seancën e Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti do të pres sot në takim, Dale Pfeifer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë.

Takimi nis nga ora 10:30. Gjithashtu Kurti do të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 11:00, raporton Indeksonline.

Agjenda e kryeministrit sot vazhdon me pjesëmarrjen e tij në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM nga ora 14:00.

Gjithashtu nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se Kurti sot pret në takim edhe bordin e organizatës joqeveritare Germin në ora 15:30.

Por në agjendën e Kurtit nuk është bërë e ditur nëse do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim nga ora 13:00./Indeksonline/