75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi, pret në një takim Veselin

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Isa Mustafën e LDK-së, ka pritur edhe Kadri Veselin, ish-kryetar i Kuvendit, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kadri Veseli në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, raporton IndeksOnline.

Thaçi ka njoftuar se liderët e vendit i ka ftuar në takime me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror./IndeksOnline/