Kida s’e ka ndërmend të ndalet, gati surprizën e radhës!

Këngëtarja e njohur shqiptare Orhidea Latifi, apo siç njihet nga publiku si Kida, edhe pse e re në moshë, ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare.
Shumë projekte të saj kanë arritur të kthehen në hite, duke e bërë Kidën një këngëtare mjaft të dashur dhe të kërkuar nga publiku nëpër mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Kënga e saj e fundit “Moti” u prit mjaft mirë nga publiku, por Kida duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka njoftuar fansat se është duke sjell diçka të re që do t’i surprizojë ata.
“A jeni gati për befasi”, ka qenë paralajmërimi i saj përkrah disa fotografive që i ka publikuar, se për çfarë befasie bëhet fjalë mbetet të shihet në vazhdim. /Indeksonline/
