Presidenti Thaçi takon, sot, edhe përfaqësuesit politikë të komuniteteve

Presidenti Thaçi takon, sot, edhe përfaqësuesit politikë të komuniteteve.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 14:30, në kuadër të takimeve konsultative, sot i pret në një takim përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ndërsa, në orën 15:00, presidenti Thaçi i pret në një takim edhe përfaqësuesit e komuniteteve të grupit parlamentar “6 Plus”, thuhet në njoftimin e Zyrës së presidentit.
Kujtojmë se sot Thaçi është takuar me kryetarët e partive më të mëdha në vend, përveç kryeministrit që është njëherësh kryetar i VV-së./Indeksonline