11 javë shumë të nxehta, orari i plotë i fazës së fundit të Superligës

Me tri sfidat e ditës është përmbyllur faza e dytë e këtij edicioni të elitës së futbollit kosovar, pas së cilës përpilohet edhe kalendari i plotë i fazës së tretë sipas sistemit të Bergerit.
Faza e fundit e këtij stinor nis javën e ardhshme dhe do tw jenw 11 xhiro shumë interesante si për luftën për titull, ashtu edhe për mbijetesë.
Skuadra nga Suhareka do të luajë në shtëpi kundër Dritës dhe Prishtinës ndërsa në udhëtim sfidon Gjilanin.

Drita është vendëse e Gjilanit ndërsa luan në udhëtim me Prishtinën dhe Ballkanin.
I treti në tabelë, Gjilani, pret në shtëpi Ballkanin dhe Prishtinën, ndërsa është mysafir i Dritës, po ashtu në stadiumin vendës.
Në anën tjetër, Prishtina luan në shtëpi ndaj Dritës, ndërsa në udhëtim me Ballkanin dhe Gjilanin.