Nënkalimi në Kalabri i mbushur me ujë, nga reshjet e shiut

Nënkalimi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë sot është bërë i pakalueshëm për këmbësorët, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiu gjatë natës së mbrëmshme ky nënkalim është mbushur i tëri me ujë.

Sipas fotografive, asnjë njeri nuk mund të kaloj andej.
Banorët thonë se duhet të kalojnë pengesat në magjistrale në mënyrë që të dalin në pjesën tjetër të rrugës që t’i kryejnë obligimet e tyre ditore./IndeksOnline/

