75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Polonisë heq dorë nga tubimet zgjedhore, shkak coronavirusi

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se nuk do të organizojë tubime të mëdha gjatë fushatës për shkak të përhapjes së coronavirusit. Deri tani, në këtë shtet janë konfirmuar 17 raste të infektimeve.

Polakët do të votojnë në maj në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të jenë jetike për partinë nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, dhe për shpresat e saj për zbatimin e agjendës së vet.

Presidenti i tashëm është aleat i partisë në pushtet, e cila vazhdimisht i ka marrë mbi 40 për qind të votave, shkruan Reutersi.

“Kam marrë vendim për të mos organizuar takime të mëdha në lidhje me fushatën zgjedhore, sepse janë takime në të cilat vijnë qindra njerëz”, citohet të ketë thënë presidenti polak.