Kongresisistët republikanë futen vetë në karantinë, pas dyshimit për coronavirusin

Pesë republikanë amerikanë janë karantinuar pas kontaktit me një person që doli pozitiv ndaj coronavirusit.
Anëtarët e Kongresit, të cilët përfshijnë senatorin e Teksasit, Ted Cruz, u izoluan pasi shtrënguan duart me një individ të infektuar në një konferencë.
Presidenti Donald Trump, i cili ishte gjithashtu në ngjarje muajin e kaluar, këmbëngul se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk e ka bërë testin.
Një demokrat gjithashtu është izoluar pasi takoi dikë me virusin.
Ka më shumë se 700 raste të konfirmuara në SHBA dhe 26 veta kanë vdekur deri tani.
Ted Cruzi, kongresisti i Arizonës, Paul Gosar, kongresisti nga Georgia, Doug Collins dhe kongresisti i Floridës, Matt Gaetz janë izoluar për 14 ditë sa rekomandohet pasi takuan të njëjtin person të infektuar në CPAC, një konferencë politike konservatore, në fund të shkurtit.
Përfaqësuesi republikan Mark Meadows, personi i sapoemëruar i personelit të presidentit Donald Trump, gjithashtu takoi personin dhe është në karantinë. Ai nuk ka ndonjë simptomë dhe një test paraprak doli negativ, tha një zëdhënës.