75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Vanessa Hudgens me stil të veçantë, paraqitet e buzëqeshur nga Los Angeles

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Vanessa Hudgens u kap nga paparacit me një stil të veçantë rrugëve të Los Angeles.

31-vjeçarja dukej në një formë të mirë, e buzëqeshur derisa binte në sy stili i veçantë në veshje që kishte preferuar të pasqyronte në publik, shkruan Indeksonline.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me një palë xhinse, një pallto dhe një bluzë të hapur të zezë, që bëri që ajo të rrëmbejë vëmendjen e paparacive.

Kujtojmë që aktorja është aktive që nga viti 1988 dhe shpesh herë ka marrë vëmendjen e mediave rozë për shkak të bukurisë që ka por edhe jetës së saj private. /Indeksonline/