75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Bayern Muncheni-Chelsea, pa tifozë!

Bayern Munichu vs Chelsea më 18 mars do të luhet me dyer të mbyllura. Ky është vendimi i fundit i marrë nga skuadra gjermane.

Gjiganti gjerman ka marrë këtë vendim, pasi u vendos që edhe ndeshjet në Bundesliga të luhen pa tifozë.

PSG-Dortmundi, Barcelona-Napoli dhe Valencia-Atalanta janë ndeshjet e tjera që do të luhen pa tifozë në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Autoritetet gjermane e kanë sygjeruar Bayernin, që të mbyllë dyert për tifozë pasi që numri i njerëzve të infektuar me coronavirusin është në rritje./Indeksonline/