Dardanët tregojnë “Planin B” nëse ndeshja Maqedoni – Kosovë luhet pa tifozë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka rekomanduar që ndeshja Maqedoni – Kosovë, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve të luhet pa tifozë.
FFM dhe FFK nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar rreth kësaj, megjithatë gjasat që kjo ndeshje të luhet pa tifoz janë shumë të mëdha, shkruan Indeksonline.
Në rast se merret një vendim, atëherë “Dardanët” kanë një plan tjetër për të ndjekur ndeshjen.
Kryetari, Lulzim Berisha ka thënë se tifozët do të organizohen për të ndjekur ndeshjen së bashku në një vend të caktuar.
Ky është njoftimi i tij:
Ministria e Shëndetsisë së Maqedonisë ka marrë vendim që në 30 ditët e ardhshme të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e shikuesve (ku përfshihet edhe ndeshja jetike e Kosovës me 26 mars), për arsye të sigurisë nga koronavirusi që është shfaqur gjithandej botës.
Duke pritur edhe një njoftim zyrtar nga FFK dhe FFM, ne jemi duke shiquar mundësinë për të organizuar një eveniment ku do e përcjellim ndeshjen të gjithë “Dardanët” së bashku (në rast se kjo aprovohet nga organet kompetente të Republikës së Kosovës).
Gjithashtu, të gjithë ju tifozë Dardanë që keni rezervuar për të udhëtuar bashkarisht, rekuizitat(duks dhe shallë) janë të gatshme.
Për informata dhe veprime të tjera, do ju njoftojmë edhe përmes faqes zyrtare.