Boksieri amerikan kërkon ta blejë skuadrën e Premierligës

Ikona e boksit, Floyd Mayweather ka shprehur interesim për të blerë klubin e Premierligës, Newcastle United.
Ish kampioni i botës thuhet se ka arkëtuar 1 miliard dollarë në karrierën e tij dhe është i interesuar të investoj pasurinë e tij në futboll dhe është në bisedime me klubin e Newcastle.
I pyetur nëse është i interesuar për blerjen e klubit, ai tha: “Në Amerikë, ne e quajmë soccer, por ekipi i futbollit Newcastle është një klub i mrekullueshëm”
Amerikani shtoi: “Nëse njerëzit dëshirojnë që unë ta blej ekipin e Newcastle, ma bëni me dije”.
Përkundër zërave, raportohet se deri më tani nuk ka pasur negociata mes dy palëve. /IndeksOnline/