Haradinaj fton në një takim liderët: Të bashkohemi në dy temat e rëndësishme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka para vetes unifikimin e qëndrimeve në dy tema.
Sipas tij, taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia.
“Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në orën 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:
1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.
Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në orë 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.
Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.
RH