75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Murati, opozitës: Mos u mundoni me ndezë zjarr që s’mund ta kontrolloni

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hekuran Murati e ka quajtur tendencioze raportimet e lajmeve, të “dirigjuara” nga presidenti Hashim Thaçi, rreth deklarimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se po mundohet të përhapet një frik apokaliptike rreth dy informacioneve: Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova dhe fondet e SHBA-së që do të investoheshin në Kosovë, shkruan Indeksonline

“Është një paradoks në vetvete kur thuhet se nëse nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje, do të tërhiqen trupat. Fakti i një marrëveshje të arritjes së paqes, atëherë do të humbte nevoja për me pas trupa këtu. Sa i përket senatorëve, ka senatorë të ndryshëm.  Shteti amerikan, senati amerikan, ka pas edhe kundërshtues të intervenimit të NATO-s. Mos u mundoni me ndezë zjarre të tilla të cilat ju nuk mund t’i kontrolloni”, u shpreh ai.

Më tej, Murati foli edhe rreth çështjes së fondeve investuese nga SHBA-ja në vendin tonë.

“U përmend puna e fondeve. Për ata që nuk e dini, fonde të tilla marrin kohë. Maratime nëpër borde, zgjidhet ekipi implementues. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare.  Po përhapet një frik apokaliptike”, deklaroi ai.