Kurti: Unë s’them pa amerikanë, por Presidenti thotë pa evropianë, këtu është dallimi!

Kryeministri i vendit Albin Kurti i është përgjigjur deputetëve opozitarë në pohimet e tyre se ai po dëshiron që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet pa ndërmjetësimin e ShBA-së.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se arsyeja se pse në kuadër të seancës u diskutua për dialogun, e jo për ShBA, është sepse në arsyetim tregohet shumë qartë “T’i hapet rrugë dialogut, pra është ky arsyetimi i shkruar nga ju”.
Kurti tha se asnjëherë nuk thotë pa Amerikën, por me BE-në dhe ShBA-të.
“Unë s’them pa amerikan, por Presidenti po thotë pa evropianë, këtu e kemi dallimin. Unë them edhe amerikan, dhe evropian, ai thotë amerikan pa evropiane unë mendoj se duhet të dyja.Qëndrimi shumëfishë më i rëndë për Brukselin sesa për Beogradin është problematik. E themi hapur që një gjë e tillë është e papranueshme”, tha Kurti, raporton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se u përshkruan se po ankohen për faktin se opozita ka dallime, por që vetë ai nuk është ankuar.
“Ju ma përshkruat që po ankohemi për faktin që opozita ka dallime, unë nuk jam anku”, shtoi Kurti./Indeksonline/