75 Mall Live Search
19:29 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, arsyeja e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sonte mbledhjen e radhës në ora 20:00.

Indeksonline mëson se arsyeja e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është koronavirusi.

Si pikë e rendit të ditës është pikërisht: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirusi Covid-19

Përpos kësaj në mbledhjen e shtatë të Qeverisë Kurti do të shqyrtohen edhe çështje të tjera.

Burime të Indeksonline bënë të ditur se pritet të merret vendim edhe për  ndërprerjen e mësimi në të gjitha shkollat në nivel vendi.

Ndryshe Kosova është ndër vendet e pakta në botë që nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi./Indeksonline/