75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Kida nuk zhgënjen, vazhdon të shkëlqej me paraqitjet e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare Orhidea Latifi, apo siç njihet nga publiku si Kida, është krijuese e shumë këngëve që janë kthyer në hite.

Ajo përpos talentit në muzikë, njihet edhe si vajzë simpatike dhe mjaft atraktive për publikun me paraqitjet që bën, shkruan Indeksonline.

Kida gjithashtu është ndër këngëtaret më të ndjekura në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1.5 milion ndjekës.

Së fundmi ajo edhe njëherë e ka dëshmuar se është një vajzë atraktive dhe me paraqitjet e saj pëlqenen çdo herë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit “Moti”, është pritur mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/