75 Mall Live Search
21:34 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoti: Me vendimin e Qeverisë për koronavirus, evituam rrezikun për 500 mijë persona

Zëvendëskryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se masat e ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës ndikojnë në evidentimin e rrezikut për 500 mijë persona.

Sipas Hotit nuk ka nevojë për panik pasi nuk ka asnjë rast të identifikuar në Kosovë, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit.
Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt.