75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Radhë të gjata të qytetarëve për të blerë produkte farmaceutike nëpër barnatoret e Prishtinës

Kosova është ndër vendet e pakta që nuk është prekur nga koronavirusi.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës sot mori një sërë masash si parandalim i këtij virusi.

Por siç duket qytetarët kanë filluar që të përgatiten me të madhe lidhur me këtë virus. Numër i madh i qytetarëve janë parë duke pritur sonte në radhë të barnatoreve në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Përpos që janë zbrazur shumica e marketeve, duket se edhe produktet farmaceutike po blihen shumë.

Ndryshe nëpër marketet kosovare kanë filluar të ngritën çmimet e kjo gjë është mjaftë shqetësuese, teksa në barnatore vazhdojnë kërkesat e mëdha për blerjet e maskave./Indeksonline/