Reali në karantinë, konfirmohet rasti i parë me koronavirusin në klub

Lojtarët e Real Madridit janë futur në karantinë dhe i gjithi aktiviteti në kompleksin e tyre të stërvitjes është anuluar, pasi një prej basketbollistëve të klubit u testua pozitiv me koronavirusin.
Këtë gjë e konfirmojnë burimet për ESPN-në.
Skuadra e bardhë do të stërvitej në Valdebebas këtë mëngjes, përpara ndeshjes së La Ligas me Eibarin, të premten në mbrëmje, në “Bernabeu”, e cila është planifikuar të luhet me dyer të mbyllura. Më herët, këtë të enjte, u njoftua se skuadra e basketbollit e Real Madridit ka aktivizuar protokollin e “koronavirusit”, pasi Trey Thompkins rezultoi pozitiv në analizat e kryera.