75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Zv.kryeministri Abazi pret në një takim pjesëtarë të KFOR-it, diskutohet për koronavirusin

Zv.kryeminist5ri i vendit, Haki Abazi, ka pritur sot në një takim shefin e stafit të KFOR-it, BG Harris dhe kapitenin Burns.

Abazi tha se bashkë me ta diskutuan për koordinimin lidhur me sfidën e përhapjes së mundshme të pandemisë koronavirus, raporton Indeksonline.

Ai shtoi se janë pajtuar që të punojnë bashkë në detyrat për përmirësimin e jetesës në Kosovë.

Ndryshe pak ditë më parë u raportua për mundësinë e largimit të KFOR-it nga Kosova pasi SHBA-ja kërkoi largimin e tërësishëm të taksës, por kryeministri Albin Kurti vendosi që atë ta largojë pjesërisht.

Postimi i plotë:

I kam mirëpritur sot në zyrën time për vizitë shefin e stafit të KFOR, BG Harris and KAPT. Burns. Së bashku biseduam për koordinimin lidhur me sfidën nga përhapja e mundesh me e pandemisë COVID-19.

Ne gjithashtu u pajtuam që të punojmë së bashku në detyrat tona për përmirësimin e jetesës në Kosovë.