Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, ku u plagos një person

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria pati të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur një person (mashkull) i cili menjëherë është nisur për trajtim mjekësor.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.Lidhur me këtë rast aktualisht njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, tha ajo./Indeksonline/