Profa, Avdullah Hoti u premton studentëve kompenzimin e orëve të humbura

Avdullah Hoti tha se studentëve në Universitetin e Prishtinës do t’iu kompenzojë orët e humbura.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi ku tha se Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual.
Postimi i plotë:
Mesimi virtual ne Universitetin e Prishtines
Personeli i Universitetit te Prishtines sot eshte njoftuar per pergatitjet qe po behen per mbajtjen e mesimit virtual. E pergezoj Rektoratin per kete veprim shume me vend ne situaten e krijuar. Pres me padurim te jem ne kontakt me studentet e mi per te kompenzuar oret e humbura./Indeksonline/