75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Forcat amerikane dhe ato britanike, hakmerren ndaj sulmit në bazën ushtarake

Forcat e armatosur të SHBA-së dhe Britanisë kanë reaguar menjëherë pas sulmit me raketa në bazën ushtarake të Tajitit në Irak, ku për pasojë humbën jetën dy ushtarakë amerikanë dhe britanikë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, forcat amerikane të shoqëruara nga aleatët britanikë ndërmorën operacione blic në disa zona të Irakut kundër grupeve iraniane që mendohet të jenë përgjegjëse për sulmin e një dite më parë.

Sipas mediave britanike, objektiv kryesor i sulmit janë grupet e militantëve islamikë që mbështeten nga regjimi iranian, të cilët ishin përgjegjës dhe për sulmet e mëparshme ndaj bazave amerikane në Irak, në muajin janar.

Përmes një komunikate shtypi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper deklaroi se kishte marrë të gjithë mbështetjen e presidentit Trump për t’ua dhënë autorëve të sulmit përgjigjen e merituar. Megjithatë ende nuk ka detaje nga ky sulm apo nëse ka pasur viktima.