Ambasadori italian, në Kosovë, tregon se kur ka qenë për herë të fundit në Itali

Ambasadori italian në Kosovës, Nicola Orlandon ka vizituar sot Institutin e Shëndetësisë Publike në Prishtinë, ku ka dhuruar pajisje mjekësore për personalin shëndetësor në parandalimin e koronavirusit.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Orlandon tha se rreziku ndaj koronavirusit është i madh andaj edhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
“Këta janë heronjtë e vërtetë që po ballafaqohen me gjendjen, edhe pse ne Kosovë nuk ka koronavirus. Rreziku është shumë i madh, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I dërgojë komplimente qeverisë e cila ka marrë hapat e duhura për situatën”, tha ai.
Ai ka thënë se nuk ka qenë në Itali që nga 6 janari.
Nicola Orlandon si ambasador në Kosovë, është emëruar në janar të këtij viti.