75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Më në fund, takohen Kurti – Thaçi në orën 15:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se më në fund do të takohen me njëri –tjetrin, shkruan IndeksOnline.

Në një konferencë shtypi, Kurti ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë një takim me presidentin në orën 15:00.

Ky takim që do të zhvillohet sot vjen pas dhjetëra ftesave që janë bërë nga Thaçi Kurtit.

Pritet që ata të diskutojnë për politikën e jashtme.

“Po do të ketë takim sot, siç kam deklaruar. Do të takohemi sot në orën 15:00”, ka thënë ai./IndeksOnline/