75 Mall Live Search
17:07 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Trump kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka mbyllur kufijtë e vendit të tij nga frika e coronavirusit, ai gjithashtu ka kërkuar shtyrjen me një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Këtë mesazh ai ia ka përcjellur edhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në një bisedë që kanë pasur mes tyre.

Gjithsesi, Abe ka qenë kundër kësaj deklarate të Trump, duke deklaruar se qëndrimi i tyre nuk ndryshon.

“Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Do ti koordinojmë veprimet tona me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me organizatorët e Olimpiadës dhe Bashkinë e Tokios për të vijuar përgatitjet tona”, është shprehur ai.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nisin pas 4 muajsh, më 24 korrik deri më 9 gusht./IndeksOnline/