75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Shkaku i koronavirusit, Eriksen mbetet në “rrugë”

Koronavirusi ka pasur edhe efekte të drejtpërdrejta në jetën e futbollistëve. Është kurioze ajo që i ka ndodhur mesfushorit të Inter-it, Christian Eriksen, që ka qenë i detyruar të ndërrojë banesë.

Danezi nuk ka blerë akoma një shtëpi në Milano pas transferimittë tij në janar dhe jetonte në një hotel në qendër të Milanos.

Deri këtu asnjë problem, po të mos ishte se ndërtesa, sipas Repubblica, ka vendosur të mbyllet për shkak të Covid-19.

Kështu, Eriksen ka qenë i detyruar të zhvendoset bashkë me partneren e tij në një vend të gjjetur nga stafi i Inter-it dhe tani mund ta vazhdojë periudhën e karantinës në një banesë tjetër me shpresën që të kthehet shpejt të stërvitet me shokët e skuadrës.