Immobile i drejtohet mjekut italian: “Shkofsh në djall”

Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, i është drejtuar me tone të ashpra doktorit Christian Jessen.
Ai akuzoi shtetin italian se po e shfrytëzon situatën e krijuar për të mbyllur gjithçka.
Ai gjithashtu i akuzon italianët si dembelë.
Sulmuesi i kombëtares nuk i ka duruar dot këto fjalë dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë mjekut.
‘’Shko e thuaja këto familiarëve të personave që kanë vdekur ose që po luftojnë me jetën në spital, debil. Ta them këtë zemra, shkofsh në djall’’, janë fjalët e Immobiles.
Ndërkohë, Italia vazhdon të jetë e mbërthyer nga virusi. Deri më tani numëron 14.955 persona të infektuar dhe fatkeqësisht 1.266 të vdekur nga Covid-19.Postuar në Ndërkombëtare, Serie A