Përplasen keq Haradinaj e Selimi: Nuk e kam ditur se je kaq mashtrues . . mos fol hiq

Daut Haradinaj nga AAK-PSD në seancën e mbajtur për shqyrtimin e buxhetit është përplasur me Selimin për infrastrukturën në vend.
Në këtë seancë Haradinaj iu ka drejtuar shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit se është mashtrues.
”Nuk e kam ditur se je kaq mashtrues”, i ka thënë ai.
Haradinaj ka përmendur disa projekte që kanë mbetur peng ende nga Qeveria Kurti.
Ai këtë projektbuxhet ka thënë se është një buxhet i hajnisë.
“Disa këtu në sallë i kam ditë për burra, por që janë mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq.. Bravo të koft, bashkë me një koleg që ke present”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Rexhep Selimi ka thënë se Haradinajt i ka munguar dy gjëra gjatë fjalimit.
“Daut janë dy gjana që po të mungojnë momentalisht: vetëdija se në çfarë situate ëstë Kosova dhe e dyta po të mungon kultura e shprehjes.
Nuk të shkon as për ftyre as për karakterin tond me u shpreh ashtu. Ti ishte po ashtu i pasaktë dhe ti nuk shprehe vullnet që ta përkrahni idenë tonë.
Nëse kërkoni që ju t’i përgjigjemi situatës ne nuk mund të përgjigjemi pa buxhet”, ka thënë ai.
Replika e Haradinaj për Selimin ishte kogja e ashpër duke iu drejtuar “Mos fol hiq”.
“Dola përballë edhe njëherë me të pa në sy, se nuk po më vjen mirë kur po flet pas syve.
Nuk kam vota për ty sot sepse i keni shkatërru amandametet dhe komplet infrastrukturës dhe pa fije ftyre.
Mos fol hiq. Shtine thash austrandën e Dukagjinit në projektbuxhet”