75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i skuadrës italiane e shfrytëzon izolimin nga koronavirusi për ta pastruar shtëpinë

Mitchel Dijks futbollist i skuadrës italiane, Bologna duket se e ka gjetur mënyrën për ta kaluar kohën e izolimit në shtëpi.

Futbollisti ka publikuar një video në twitter në të cilën shihet duke pastruar shtëpinë, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu futbollisti ka shkruar “Kur nuk ka ndeshje… Ne jemi në shtëpi, çdo gjë do të bëhet mirë”.

Italia është një nga shtetet e cila është prekur më së shumti nga koronavirusi ku janë shënuar edhe një numër i madh i vdekjeve./IndeksOnline/.