Rexhep Selimin e zë ditëlindja në Kuvend, deputetët i bëjnë surprizë

Shumica e deputetëve të legjislaturës së shtatë gjenden ende në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Pritet që të bëhet votimi në lexim të dytë i Buxhetit për vitin 2020.
Por është pikërisht deputeti i VV-së, Rexhep Selimi që sot feston ditëlindjen, me 15 mars.
Deputetët e VV-së u përkujdesen që t’ia urojnë ditëlindjen Selimit teksa janë të gjithë bashkë në Kuvend.
Selimi u shpreh falënderues për urimet dhe tortën, ku tha se ata janë ekipa më e mirë që ka pasur Kuvendi ndonjëherë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Kapërcyem mesnatën dhe po
shkojmë drejt mëngjesit këtu në ambientet e Kuvendit. Erdhi, jo veç dita, por
edhe ditëlindja ime – data 15.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen
sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit.
Faleminderit Ekipit ma të mirë që ka pasur Kuvendi ndonjëherë.