75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Labinot Tahiri: Të organizohemi në Kosovë sikurse gjatë tërmetit, për familjet me social!

Labinot Tahiri sot do të jetë i ftuar në emisionin “Kafe me Labin”, ku do të flas në lidhje me organizimin e qytetarëve, që t’i dalin në ndihmë familjeve në nevojë, pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur, përmes një postimi në Facebook.

Tahiri bën thirrje që të organizohemi në Kosovë, e t’i ndihmojmë familjet me soical, sikurse gjatë tërmetit në Shqipëri.

“A ju kujtohet termeti në Shqipëri, ku u zgjuam të gjithë në këmbë u ba shumë shumë mirë, pse vllezer e motra të mos behemi sot në këtë kohë e te ju qojm hargj nëpër shtëpia secili në qytet e veta?”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

AI KA PYETUR KUSH FAMILJET ME SOCIAL SE A KANË USHQIM NË SHTËPI DERISA JANË MBYLLUR?!

Përshëndetje të dashur miq!

Sot do të jem në emisionin
Një kafe me Labin, në KTV LIVE!

Ora 13:15?

Tema; organizimi pêr familjet në nevoj ZEROOOO nga ana jonë.

Janë mbyllur familjet tani për rastin e këtij virusi, si me jetu ato familje 20 ditë ne shtëpi me një litër vaj as pak miell , i cili edhe nuk gjindet dhe 2-3 gota sheqer!

Ai ka pyet ndonje njeri këto familje?

A ju kujtohet tërmeti në Shqipëri, ku u zgjuam të gjithë në këmbë u bë shumë shumë mirë.
Pse vllezer e motra të mos bëhemi sot në këtë kohë e të ju dërgojmë ushqim nëpër shtëpia secilit në qytetet e veta!

Njerëz, duhet të organizohemi e të bejmë atë punë sikurse me Maska, sepse maska edhe nuk të duhet kur nuk ke buk, e që kam frik se shumë familjeve do të ju vjen puna që do të mbesin pa ushqim sikurse tani që nuk gjinden MASKAT.

E di që disa me urrejnë edhe në punën e humanizmit, por mem ndal kurrë dhe shyqyr Zotit që sjam sot deputet se me kishin thënë e ke për vota!
Një ta dini:
Unë nuk ju urrej që nuk më votuat, mund të keni pasur shumë arsye, por unë ju urrej kur keni nevoj për diqka elementare e nuk më thrisni tu e dit se aty jam për ju.
ZOTI nuk më krijoji të shijoj jetën vetëm me familje por me gjith POPULLIN!

Shërbetorë unë dhe shumë të tjerë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./Indeksonline/