75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Tek Gjilani gjithçka nën kontroll, drejtori Sherifi zbulon planin e ‘kuqebardhëve’

Aktualisht kemi hyrë në ditën e katërt që prej rastit të parë pozitiv me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Zona e Anamoravës, është një nga vendet e prekura nga kjo epidemi, më saktë qyteti i Vitisë.

Afër tyre qëndron qyteti i Gjilanit, ku pjesë e elitës së futbolli kosovar, janë dy rival të mëdhenj, Drita e Gjilani.

Image result for Sallah Sherifi

Drejtori sportiv i SC Gjilanit, Sallah Sherifi, në një prononcim për Gazetën “Olle” ka theksuar se klubi tashmë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për futbollistët në mënyrë që ata të ruajnë format fizike.

“Pezullimi i gjitha aktiviteteve në klub është bërë për afat të pacaktuar, pasi i kemi respektuar vendimet e Qeverisë dhe Federatës së Futbollit”, tha fillimisht Sherifi.

“Trajneri Mezani tashmë i ka dhënë programin e tij lojtarëve dhe ata po punojnë në bazë të tij individualisht, duke mos rrezikuar asgjë pasi në rendë të parë vjen shëndeti”, shtoi ai.

“Poashtu jemi në kontaktë me gjithë futbollistët të cilët për momentin nuk kanë shfaqur ndonjë frikë, dhe janë duke respektuar gjitha apelet për kujdesin e shtuar, deri në kalim të kësaj situate”, përfundoi ai.