75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Tovërlani kritikon qeverinë e Kosovës për neglizhencën rreth parandalimit të koronavirusit

Aktualisht kemi hyrë në ditën e katërt që prej rastit të parë pozitiv me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Deri më tani, janë konfirmuar 15 raste që rezultuan pozitive me këtë virus, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këtë, ka reaguar trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Sipas tij, shteti ka dështuar të bëjë punën e vetë.

“Shumë thjesht ka qenë të parandalohet përhapja e virusit në Kosovë,veq është dashur mi shti në karatinë të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia për dy javë deri në verifikim. Shteti dështoj në këtë rast duke e ditur për simptomat dhe dilshin u lavdërojshin nëpër emisone për masat e ndërmarra. Masat e leshit amatera”, shkruan mes tjerash Tovërlani.