Studentët ankohen se iu hoqën gjërat pa paralajmërim nga konviktet- Drejtori sqaron për IndeksOnline

Studentë të ndryshëm në adresë të IndeksOnline, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me gjërat e tyre, të cilat vetëm kur kanë shkuar në konvikt i kanë parë të larguara nga dhomat e tyre.
Ata siç bëjnë të ditur pa paralajmërim iu janë hequr të gjitha gjërat që i kishin brenda hapësirave ku banonin.
Mirëpo për tërë këtë situatë të krijuar ka dhënë një sqarim, Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Sifshta për IndeksOnline, ka treguar se në këtë qendër është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve, ashtu siç po ndodh në çdo vend e institucion tjetër në Kosovë, pas rasteve të rezultuara pozitë me coronavirus.
Sfishta, deklaroi se të gjitha rrobat dhe gjësendet e studentëve janë të sigurta. Ai tha tutje se pas panikës së krijuar të premten, studentët kishin lënë gjërat në mënyrë të çrregullt, andaj dhe stafi i tyre kanë intervenuar me kohë që gjithçka të kthehet në normalitet brenda këtyre objekteve.
“Rrobat e studentëve dhe gjësendet e tjerat të tyre, janë të sigurta, në konviktet e studentëve. Sot është ndërmarrë një aksion i pastrimit, pasi që ditën që janë larguar, të premten, i kanë lënë në gjendje jo të mirë. Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i tërësisht i çdo hapësirë, siç po ndodh çdo kund në Kosovë”, tha Sfishta për IndeksOnline.
Ndërsa se a mund të shfrytëzohen këto hapësira të Qendrës së Studentëve, për karantiminin e të prekurve eventual, Sfishta tha se nuk ka ndonjë informacion të tillë.
Ai në fund porositi të gjithë studentët të mos brengosen, për rroabt dhe gjërat e tyre, meqë ato siç tha Sfishta “janë të sigurta sikur të ishin në shtëpitë e tyre”./IndeksOnline/