75 Mall Live Search
19:25 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Shtyhet për nesër takimi online Merkel – Vuçiq për Kosovën

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, i caktuar të bëhet sot me anë të një lidhje me video është shtyrë për nesër.

Aleksandar Vuciq ka thënë më herët se tema kryesore e takimit do të jetë vazhdimi i dailogut me Prishtinën zyrtare,dhe në veçanti, situata e re pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Fillimisht, ishte paraparë që Vuciq të vizitonte Berlinin këtë të dielë dhe të hënë, por vizita është shtyrë pas shpërrthimit të pandemisë së Covid-19.